Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Rezultati brenda 48 orëve, votimi elektronik në Vorë i sigurt

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi: Rezultati brenda 48 orëve, votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar sot pajisjet e identifikimit elektronik në Vorë, ku qytetarët do të votojnë përmes identifikimit biometrik në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për media tha se sistemi është 100% i sigurt dhe se rezultati për bashkitë e tjera do të dalë pas 48 orësh.

"Nëse ka një gjë për të cilën përgjigjem me siguri absolute është siguria e votës përmes sistemit elektronik në Vorë. Jo vetëm KQZ nuk ka mundësi të identifikojë kush ka votuar e për kë, as prodhuesi i pajisjes nuk e ka një mundësi të tillë. Në dallim nga zgjedhjet e 25 prillit, rezultuan paraprak ta shpallim menjëherë pas zgjedhjeve. Për bashkitë e tjera afati është 48 orë për rezultatin e zgjedhjeve, por po punojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur", tha Celibashi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu