Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama: Do të mbahen me çdo kusht, kush nuk merr pjesë...

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama

Kryeministri Rama ka deklaruar se pa asnjë diskutim zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.

Në konferencën për shtyp të me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherinin, kryeministri Rama tha se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe se 61 kryetarët e bashkive do të zgjidhen.

Ai shtoi se kush nuk do  të dojë të marrë pjesë në zgjedhje, është zgjedhje e gjithësecilit.

‘Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe të jeni të sigurt që do të zgjidhen të 61 kryetarët e bashkive. Kjo është pak po e sigurtë. Se kush merr pjesë dhe kush nuk merr pjesë në zgjedhje, kjo është zgjedhje e gjithësecilit’, tha në konferencë kryeministri Rama.   

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll