Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjedhjet e 30 qershorit, flet ambasadori i OSBE: Opozita nuk ka marrë ende vendimin, por duhet të hyjë

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i KQZ, Klemend Zguri kanë zhvilluar një takim mbi zbatimin e dekriminalizimit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i OSBE-së u ndal tek situata politike, ndërsa theksoi se janë shumë pranë zgjedhjeve të qershorit.

“Jemi shumë pranë zgjedhjeve të qershorit, por Shqipëria po kalon një moment kritik. Për fat të keq ndryshimet e kërkuara dhe reforma zgjedhore nuk është votuar, ka ngecur në Kuvend”, tha Borchardt.

"Reforma zgjedhore kërkon 84 vota. Nuk e di nëse ata që janë futur në parlament janë në favor të reformës, por votimi i tyre është i ligjshëm nga pikëpamja juridike. OSBE rekomandon dialog për reformën zgjedhore", shtoi ai më tej.

Në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, ambasadori u shpreh: "Në dijeninë time nuk është marrë ende vendim nëse opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, por sigurisht inkurajojmë hyrjen në zgjedhje."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll