Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Zgjedhjet e 25 prillit, zëdhënësja e KQZ-së: Do shpërndahen sot fletët e votimit dhe kutitë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha, ka njoftuar se ditën e sotme do të nisë shpërndarja e kutive dhe fletëve të votimit në pjesën më të madhe të qarqeve të Shqipërisë.

Ajo gjithashtu shtoi se ditën e nesërme do të vazhdojë shpërndarja dhe në katër qarqet e tjetra të mbetura si, Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Lezha.

Hoxha tha se i gjithë procesi do të bëhet në kohë record dhe gjithçka do të vazhdojë sipas parashikimeve të kodit zgjedhor. 

“Sot ndodhemi në Lundër ashtu si dhe patët mundësi ta shikoni është bërë gati baza materiale dhe po punohet për pjesën tjetër. Ky process ka vazhduar para se të mbërrinin fletët e votimit në Shqipëri. Faza e parë ka qenë shpërndarja e dhomave të fshehta dhe po ashtu të gjitha materialet anti covid dhe sinjalistikat e KZAZ-ve  dhe mënyrat se  si duhet të sillemi. 

Faza e dytë ka qenë shpërndarja e kamerave. Baza materiale zgjedhore të cilat janë kutitë e votimit, fletët e votimit për pjesën më të madhe të qarqeve, Vlora Shkodra, Korca, Fieri, Gjirokastra. Ndërsa nesër do të shpërndahen materialet për katër qarqe të tjera, Tirane Elbasan, Durres dhe Lezhe dhe në të gjithë pjesën e përgatitjes së materialeve që kjo të kryhet në kohë të shpejte dhe cdo gjë të shkojë sipas parashikimeve të kodit zgjedhor”- tha ajo.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img