Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zgjedhjet e 25 Prillit, Stojku: Herësi u thye nga persona që nuk thonë asgjë, PD gaboi te djegia e mandateve, por problematikat janë të trashëguara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i partisë Aleanca Demokratike e Re, Edmond Stojku, në një intervistë për ‘FaxNews’ ka komentuar lënien jashtë të emrave të njohur të politikës pas thyerjes së herësit nga disa persona që kandiduan në zgjedhjet e 25 prillit.

Stojku u shpreh se herësi u thye nga persona që nuk flasin fare, ndërsa shtoi se gabimi më i madh i Partisë Demokratike është djegia e mandateve në zgjedhjet e kaluara.

Sipas tij PD i fali dy pushtete Partisë Socialiste dhe kjo gjë u përdor shumë mirë nga mazhoranca, gjë që solli dhe rezultatin e 25 prillit.

“Më vjen keq që legjendarët janë jashtë fushës së lojës, është jo komode dhe jo e moralshme. Herësi i zgjedhjeve është thyer nga disa individë që në prezantimin publik nuk thonë asgjë përveç dy tre figurave politike. Është e pafalshme që një popullatë të marrë në konsideratë figura të panjohura si në aspektin elektoral, politik dhe profesional.

Djegia e mandateve nuk u përkrahë nga asnjë vend demokratik i botës, mendoj që ky ishte hapi i madh i gabueshëm i gjithë opozitës, por ajo që është realisht e pafalshme është mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore. Parimisht të falësh një pushtet që sido që të jetë është pushtet direkt me qytetarin dhe për qytetarin që janë zgjedhjet vendose ky ishte vërtet një gabim i pafalshëm.

Qasja e PD-së nuk më pëlqen dhe nuk më vjen për shtat, normalisht politikani në momentin e tij të fundit kur rezultati ka dalë duhet të jetë shumë i qartë si rezultati. Numrat nuk gënjejnë, pra zgjedhjet kanë përfunduar, se kush është kjo palë e caktojnë numrat. Si fillim duhet të njohësh rezultatin dhe pastaj gjeni të gjitha problematikat që i keni të trashëguara dhe vini gishtin në plagë që mos të ndodh më në të nesërmen”, u shpreh Stojku.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img