Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mendon se opozita në zgjedhjet e 25 prillit duhet të vijë më një program konkret të shkruan në letër që të paraqesë një alternativë të re për shqiptarët.
Në emisionin “Repolitix”, Mediu tha se duhet thyer njëherë e mirë koncepti se politika është pronare e qeverisjes.
"Opozita ka një histori opozitare të jashtëzakonshme nga 2001-2005, me një program të shkruar dhe trup elektorale shume konkurrente në atë kohë dhe opozita duhet të ndjekë të njëjtin shembull duke u bërë konkurrente pa humbur identitetin e vet. Ajo që mendoj unë është se duhet thyer koncepti që politika është pronare e qeverisjes. Politika nuk është virtuale por është raport njerëzor dhe duhet diçka konkrete e shkruar, një alternativë. Opozita duhet të ketë kohezion mes vetes.", tha Mediu.