Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Zgjedhjet e 25 prillit/ Grida Duma: Votat e zonës gri shkojnë te opozita; Mazniku: PS ka rritje sistematike

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është shprehur në emisionin “Opinion” se pret që në zgjedhjet e 25 prillit të ketë një pjesëmarrje shumë të madhe të votuesve.

Ajo tha se qytetarët e zonës gri, që janë ende të pavendiosur në funddo të votojnë për opozitën dhe do të sjellin ndryshimin.

“Ka sondazhe që e çojnë në 28% zonën gri. Nga ana tjetër një gjë është plotësisht e vërtetë. Në të gjitha sondazhet, pyetësorët, kontaktet, si njeri i partisë ose jo i partisë, njerëzit në një gjë bien dakord në mënyrë të plotë: Që Shqipëria ka ngecur, është ne vend numëro. Më të mirin po të pyesësh, cfarë është rezultati deri sot, është asgjë. Kjo Shqipëri e ngecur shkon me psikologjinë e turmës normale. Nuk ka shanse që zona gri edhe 20% po të jetë të rri në kolltuk. Zona gri çfarë përfaqëson? Atë shtresën e vogël të mesme që ka Shqipëria. Janë profesionistët, ata që shikojnë programet. Grija dhe shtresa e mesme shkojnë paralel. Unë dyshoj që shtresa e mesme mund të ketë dalë në 2017, në 2021 shtresa e mesme do të dalë dhe do të sjellë ndryshimin”, tha Grida Duma.

Nga an tjetër, nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku u shpreh se Partia Socialiste ka rritje sistematike, ndërsa shtoi se të dhënat e tij tregojnë se PD ka rënie të vazhdueshme.

“Ka dy trende që janë të vendosur politikisht, i pari është Lulzim Basha e ka marrë me 50 deputet e ka me 43, qartësisht kjo është një çështje dhe fakt historik. Ndërkohë që Rama ka një trend që është sistematikisht rritës. Në momentin që u bë një koalicion me LSI iu la një tokë e butë në dy drejtime, u rrit nga 4 në 16 e bëri dhe në krahun e PD dhe e bëri dhe në krahun e djathtë. Që do të thotë me përqindjen e votës që ka marrë PS ka rritje në votë kombëtare, nga 2013-2017 shkon nga 44 në të votës popullore në 48. PS ka një rritje me 3-4 pikë përqindje në secilën prej zgjedhjeve dhe ky është fakt historik. Nga 41 në 2009 në 48.2 në 2017. Ndërkohë, PD ka qenë në nivelin afër 42 në 2009 dhe ka shkuar në nivelin e 30% në 2017 si forcë politike”, tha Mazniku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img