Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Zgjedhjet e 25 prillit, Endri Shabani zbulon planin dhe tregon burimin e financave: Kemi përgatitur 33 projektligje, synojmë mandate dhe në Këshillin Bashkiak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

009664863c0839fd483921eb25419919

Kryetari i Partisë së re, ‘Nisma Thurje’, Endri Shabani ka zbuluar skemën e financimit të partisë, e cila do të garojë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.  

Në emisionin “Opinion” Shabani pranoi se financimi i saj është bërë nga qytetarë të thjeshtë përmes një fan page.

Ndërkohë, ai shtoi se kërkojnë një mandat deputeti për të marrë vendime për ligjet, dhe nëse kjo nuk ndodh do e bëjnë përmes dërgimit të projekligjeve në parlament.

Ndërkaq, Shabani pohoi se ‘Nisma Thurje’ do synojë karrige edhe në Këshillat bashkiak.

“Lidhur me financimin, edhe këtu kemi bërë diçka që është totalisht ndryshe. I thamë qytetarëve se na duhen kaq para. Hapëm një fan page. Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora dhuruan. Këtë duam që të bëjnë me zgjedhjet. Futja në zgjedhje është një detyrim publik. Në momentin që ne futemi në parlament nuk do bëjmë atë që ka ndodhur deri sot në Shqipëri. Për këtë arsyeje nëse nuk do marrim kaq mandate për të vendosur dhe për të ndikuar në mënyrë direkte në jetën publike dhe politike të vendit, parlamenti na jep 2 mundësi që ne të çojmë përpara disa projektligje.                     

“Ne kemi që në 2014 që kemi çuar në parlament shumë projekligje. Kemi çuar së fundmi projektligjin për sistemin zgjedhor, në fillim kemi çuar një fond shtesë për familjeje në nevojë. Pra na është dashur një energji e madhe për të mbledhur 20 apo 50 mijë firma për të krijuar këtë projektligj dhe për ta çuar në parlament, ndërkohë duke qënë aty, ne kemi përgatitur 33 projektligje që një pjesë i kemi promovuar dhe një pjesë tjetër do t’i promovojmë gjatë këtyre 100 ditëve të cilat duam t’i çojmë në parlament. Këtu nuk është thelbi se sa shpejt duam të shkojmë në parlament, por sa shpejt do të ndryshojmë jetën politike të vendit. Nëse ne në këto zgjedhje nuk do marrim aq deputet për të marrë vendime, do të vazhdojmë me këto plane. Do marrim pjesë në zgjedhjet e radhës, do kandidojmë në këshillat bashkiak. Thelbi është se sa shpejt është puna që ne ndryshojmë jetën publike dhe politike,” përfundoi Shabani.

Më shumë

spot_img
spot_img