Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Zgjedhjet e 25 prillit, Çuçi: Do të angazhohem maksimalisht që policia të mos njolloset nga politika dhe grupet kriminale

spot_img

Lajme të ngjashëm

7131531d4796d2d9bb01180f096c8fd6

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thotë se roli i policisë së shtetit ditën e zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë i njëjtë me zgjedhjet e kaluara.  

I ftuar në emisionin “Përballë” Çuçi u zotua për angazhim maksimal që emri i policisë të mos njolloset nga politika apo grupeve kriminale.

Sipas tij, dosjet e famshme të Shijakut dhe Dibrës janë histori të shkëputura që nuk cënojnë integritetin e zgjedhjeve.

“Edhe në këto zgjedhje nuk do të ketë një ndërhyrje te policisë. Unë do angazhohem maksimalisht që emrin e mirë të policisë të paktën për ditën e zgjedhjeve që ka bërë deri tani ta ruajmë edhe mos ta njollosim nga cdo tentativë qoftë nga politika qoftë edhe nga grupe të caktuar kriminale që mund të përdoren nga politika,”

 “Ato nuk tregojnë asgjë për integritetin e zgjedhjeve. Nuk cënojnë fare rezultatin dhe integritetin e zgjedhjeve. T’ia lëmë gjykatës çështjen konkrete që lidhet me ato përgjime. Nuk mund ta mbajë oeng zhvillimin e Shqipërisë një histori e shkëputur. Kudo në botë, sot janë bërë shum, madje janë bërë dhe vepra penale në Amerikë dhe nuk thotë njeri që zgjedhjet e Presidentit Biden janë të pavlefshme,“

“Shqetësimi është gjithmonë prezent por ndaj është policia për të marrë masa t’i parandalojë ngjarje të tilla apo edhe për ti ndjekur ashtu siç ka ndodhur. Policia bën punën e vet,”- përfundoi Çuçi.

 

Më shumë

spot_img