Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Zgjedhjet e 2021/ Deklarata e liderëve të institucioneve dhe krerëve të partive menjëherë pas votimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot qytetarët shqiptarë votojnë për Parlamentin e ri që do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Në ketë ditë nuk kishte si të mungonta edhe vota e liderëve të insitucioneve, dhe krerëve të politikës.

E para që e “hapi” procesin e votimit nga aktorët politikë ishte kryetarje e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila votoi në orën 07:01, më pas me një minut diferencë u paraqit Presidenti Ilir Meta.

Më pas ka votuar Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.
Votën e tyre e kanë hedhur edhe ish-kryeministri, Sali Berisha dhe Fatos Nani.

Deklaratat e tyre pas votimit:

Ilir Meta: Më në fund, erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme. Edhe Zoti na ka ndihmuar sot që sovrani të ketë kushte sa më të mira për të shprehur vullnetin e tij. Sot cdo qytetar të votojë i lirë dhe me dinjitet.

Të zgjedhin kandidatët më të ndershëm, më patriot që do të punojnë për Shqipërinë. Presidenti ka një axhendë që mbivendoset çdo sekondë. Por punën më të rëndësishme sapo e realizova

Fatos Nano

“Unë besoj se sot duhet të jetë një ditë si gjithë të tjerat ndoshta më e gjatë, dhe të mos jetë aq e gjatë periudha që duhet të presim. Sepse më në fund një pjesë do gëzohen një pjesë do mërziten., jam I siguryt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë dhe shpresoj që ata që mërziten të mërziten vetëm për veten.

Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis. Punë të mbarë” tha Nano, raporton neësbomb.al.

Sali Berisha

Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast cdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore, të votojë për sakrificat e tij, familjen, fëmijet nipërit mbesat për emigratët shqiptarë që një regjim në largim I bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre.

Të votojnë për të gjithë ata të cilët I thonë Lirisë liri, dhe Shqipërisë Shqipëri. Rroftë fitorja.

Deri tani votimi po ecën I sigurt drejt fitores me gjithë përpjekjet e përpëlitjet antiligjore të pamoralshme të ikanakëve, fitorja po bëhet cdo sekondë, cdo minutë cdo orë më e madhe më e bukur më e fuqishme.

Lulzim Basha

Keni në duar fuqinë tuaj, për fëmijët familjet tuaja për vendin e kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi. Sot është dita e Shqiëprisë, e demokracisë. Dilni dhe hidhni votën tuaj.

Jam I lumtur që kam hedhur votën me të rinjtë për herë të parë në lagjen time. Kjo është dita juaj e demokracisë dhe Shqipërisë.

Falemnderit, zoti e bekoftë Shqipërinë.

Edi Rama

Sot është një ditë shumë e bukur një diell fantastik, dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën evet shpreh një opinion tjetër, të mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Dhe të harrojmë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe sot duhet të zbresim në fushë dhe të zbresë me votë, kështu që zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë tuaj

Gramoz Ruçi

Sot është dita e qytetaëve. Unë kam bindje që sot do fitojë qytetaria e qytrtarëve shqiptarë. Ne duhet të heshim dhe të ndjekim procesin. Sot nuk ka as fitues as humbës. Sot fitojnë vetëm qytetarët.

Nga nesër e tutje do të ketë sigurisht një fitues dhe një humbës. Nga nesër fituesi do të administrojë fitoren pa eufori, ndërsa humbëri duhet të administrojë humbjen pa panik.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img