Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj prezanton kandidatin e PD për kryetar bashkie në Sarandë

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka zbuluar sot një tjetër kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Skender Muço është prezantuar sot me strukturat e degës, si kandidati për kryetar bashkie në Sarandë nën siglën e PD. Prezantimi u bë gjatë një takimi në Sarandë nga Enkelejd Alibeaj.

Skender Muço, me profesion jurist, Mjeshtër Sporti në not do të garojë për bashkinë e skajit jugor të vendit.

Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm.  Skender Muço, është qytetar nderi i Sarandës, kontribuues që në themelim në Partinë Demokratike,  si dhe ka qenë po si përfaqësues i PD në Këshillin bashkiak.


Më shumë