Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Zgjedhjet e 11 korrikut në Bullgari, shefja e Asamblesë së OSBE do jetë deputetja shqiptare Elona Gjebrea: Do drejtojë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Elona Gjebrea, deputete e Parlamentit të Shqipërisë, do të drejtojë delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, për zgjedhjet në Bullgari që do të mbahen më 11 Korrik 2021.

Për katër vite rradhazi, Gjebrea është anëtare në Byronë ekzekutive të Asamblesë së OSBE dhe ka drejtuar misione të rëndësishme zgjedhore si në Azerbajxhan, Gjeorgji, USA, Armeni, si kryesuese dhe vëzhguese  e delegacionit.

Deputetes së Shqipërisë i besohet  ky  pozicion i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare në Bullgari; në një kohë kur ky procesi përsëritet brenda pak muajve për shkak të klimës së brendshme politike atje.

Përzgjedhja e Gjebreas vjen si rezultat i arritjeve të saj si anëtare e Byrosë ekzekutive në Asamblenë Parlamentare të OSBE-se dhe raportere e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Shkencës,Teknologjisë dhe Mjedisit.

Në përgjegjësinë e kryesueses së delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, deputetja socialiste tashmë ka nisur intesivisht punën për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofrojë të gjithë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare dhe do të qëndroj në Sofie, kryeqytetin e Bullgarisë, deri në përmbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Kontributi në parlamentin e Shqipërisë si dhe eksperienca në role të tilla si vëzhguese në proceset zgjedhore pasurojnë jo vetëm karrierën e saj politike por përfaqësojnë vendin tonë në misione ndërkombëtare të rëndësishme të OSBE.

Elona Gjebrea do të drejtojë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtare, me delegatë nga 10 shtete të OSBE-së deri në përmbyllje të këtij procesi në Bullgari. Zgjedhjet pritet t’i japin fund krizës politike së brendshme dhe në anën tjetër t’i japin zgjidhje qëndrimeve të politikës së jashtme pasi çështjet e hapura midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut penalizuan dhe hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Më shumë

spot_img
spot_img