Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Zgjedhjet amerikane ‘të pranishme’ në Shqipëri, Patozi i drejtohet ‘tifozëve të egër’: Ruajini energjitë për 25 prillin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2a00bf655f633e4b8f24ff76ce943caa

Prej ditësh, por më shumë dje dhe sot në vendin tonë zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë zënë një hapësirë të konsiderueshme nëpër media të ndryshme.

Për vetë faktin se këto zgjedhje përbëjnë interes në të gjithë botën, sa kohë Amerika është vend me influencë të madhe globale.

Ndërkohë, me anë të një shënimi në rrjete sociale, koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, shprehet cinik, deri diku me të drejtë, kur thotë se shumë nga “tifozët e zjarrtë” të zgjedhjeve në SHBA mund t’i ruajnë energjitë për zgjedhjet e 25 prillit, në vend që të harxhonin kalori për 3 nëntorin.

Kjo pasi siç shprehet Patozi, deklaratat apo komentet e tyre nuk kanë asnjë vlerë në vendimmarrje.

PËR TIFOZËT E EGËR SHQIPTARË TË ZGJEDHJEVE AMERIKANE

Këta tifozët e egër të zgjedhjeve amerikane në Shqipëri bëjnë mirë të qetësohen, jo thjesht për faktin se historia nuk u ka caktuar ndonjë rol për të luajtur, që diçka atje të ndryshojë.

Por mbi të gjitha se janë energji pa lidhje, të cilat shpenzohen për “një luftë” që nuk na përket aspak, ndërkohë kur mund t’i ruanin ato kaloritë e çuara dëm kot për fushatën e 25 prillit.

E cila duhet shfrytëzuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi, në funksion të ndryshimit të Shqipërisë. Kjo po, që është sfida dhe beteja jonë, për të cilën ia vlen çdo sakrificë.

Jo për gjë, por mund t’ia fusin edhe kot, si në qëndrime të pamatura, ashtu edhe në parashikime.

Njoh unë njërin, përshembull, që u fry si gjel para 4 vjetëve, duke dashur të bënte lajm global më herët se amerikanët të vendosnin, por që ende nuk i ka ikur e skuqura e veshëve, ngaqë i foli goja përpara mendjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img