
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç shpërndau sot Parlamentin serb dhe shpalli zgjedhjet parlamentare për 17 dhjetor.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Serbisë, në bazë të nenit 109, paragrafit 1 dhe 5 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe nenit 21, paragrafit 1 të Ligjit për Presidentin e Republikës. Me propozimin e arsyetuar të Qeveria e 30 tetorit 2023 nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç në një deklaratë për media.
Kujtojmë që qeveria e Serbisë pak ditë më parë i ka dërguar Presidentit, Aleksandër Vuçiç propozimet për të shpërndarë Kuvendin dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Sipas qeverisë që drejtohet nga Ana Bërnabiç, mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë.
Një kërkesë për zgjedhje të parakohshme kishte shkuar te presidenti serbisë edhe më 11 shtator, nga disa parti opozitare.