Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjedhje në univeristet pa studentë, reagon Mynir Koni: Tentativë e paligjshme, ja kur do mbahen... (Koment për VENDIMIN e Shahinit)

Shkruar nga Newsbomb
Mynyr Koni

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka folur në lidhje me zgjedhjet për rektor dhe për anëtarë të senatit të Universitetit të Tiranës, të shtyra për shkak të pandemisë së COVID 19 si  dhe për vendimin e Ministrisë së Arsimit për hapjen e universiteteve.

Koni shton se vetëm ai mund ta shpallë datën e fillimit të prcesit zgjedhor. Edhe pse afati ndryshoi urdhri i ri është që procesi zgjedhor të fillojë më 11 maj dhe dita e zgjedhjeve në UT të jetë më 12 qershor, thotë ai.

“Autoriteti që ka të drejtë të shpallë zgjedhjet në universitet është rektori, pra unë. Ministrja Shahini e ka përcaktuar me urdhrin e saj por që e ndryshoi atë për shkak të pandemisë. Edhe pse afati ndryshoi urdhri i ri është që procesi zgjedhor të fillojë më 11 maj dhe dita e zgjedhjeve në UT të jetë më 12 qershor. Unë kam detyrim të shpall fillimin e procesit zgjedhor. Unë kam detyrim të bëj shpalljen, por jemi në pritje të urdhrit. Nëse ministrja nuk bën ndryshim urdhri unë do shpall procesin zgjedhor për universitetin. Kjo është faza ligjore e procesit”,- tha në një lidhje me Skype për News 24.

Ai më tej e cilësoi “të paligjshme tentativën e një grupi pedagogësh për t’i shpallur zgjedhjet”, ndërsa vendimin e Shahinit për të hapur universitetitet e quan të guximshëm.  “Shahini guxoi në kushtet ku jemi, megjithatë unë e kam shpërndarë urdhrin e saj. Ne po bëjmë të pamundurën që viti akademik të mbyllet me sukses”.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/perplasje-brenda-univeristetit-te-tiranes-pedagoget-njoftojne-zgjedhje-pa-studentet-reagon-rektori-mynyr-koni-veprim-i-paprecedente-eshte-shkelur-ligji-e-plote-204691

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll