Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë të pazakonta për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Pasi dështimit për të mundësuar votën e emigrantëve, shqetësim tashmë mbetet mënyra se si do të votojnë të infektuarit me koronavirus.
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi është takuar ditën e sotme me zv.ministren e Shëndetësisë Eugena Tomini, ku është diskutuar për situatën aktuale të pandemisë dhe mënyrën se si do të votojnë të infektuarit.
“Sot takova Zëvëndësministren e Shëndetësisë dhe Anëtaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë Covid-19, zj. Eugena Tomini.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i situatës aktuale të pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin e të infektuave me Covid në datën 25 prill 2021.
Në fokus të bashkëbisedimit ishin implikimet që sjell situata e pandemisë në procesin zgjedhor dhe rëndësia e zbatimit të protokolleve që duhet të ndiqen dhe zbatohen për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave”, shkruan Celibashi.