Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

‘Zgjedhje farsë me një kandidat’, Kryemadhi i kthehet analistit: Po gruaja juaj ka pasur tre kandidatë kur…? (DEBATI I PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar sot në “open” tha se nuk duhet ngritur kulti i individit brenda partisë dhe se zgjedhja e kryetarit nuk është çështje vitale, por programi dhe çfarë ofron kjo parti.

Në një debat me analistin Artion Sulo, i cili i konsideroi jo-demokratike zgjedhjet brenda LSI, Kryemadhi e kaloi në personale duke e pyetur për bashkëshorten e tij.

Kryemadhi: Ka ikur dhe Ilir Meta. Në një parti politike kështu është. Mund të iki dhe Kryemadhi nesër. Mund të mos jesh titullar, por mund të jesh kontribues. Ne u krijuam si strukturë sepse kishte mungesë hapësirash.

Sulo: Pse bëni ju çfarë bën Rama, çfarë ofroni ju në popull kur bëni zgjedhje pa kandidatë, vetëm me ju me një kandidat?

Kryemadhi: Pse bashkëshortja juaj kur ju ka zgjedhur juve, ka pasur tre kandidatë?

Vasili: Aaa jo kështu mos kaloni personale.

Kryemadhi: A këto shembuj nuk ju pëlqejnë juve?

Vasili: Bashkëshortja e Artionit ka përgjegjësi për atë dhe familjen, ju keni për qytetarët.

Sulo: Duhet të jeni më shumë demokratë brenda partisë, nuk keni demokraci. Nuk bëhen zgjedhje pa kundërshtarë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img