‘Zgjedhje farsë me një kandidat’, Kryemadhi i kthehet analistit: Po gruaja juaj ka pasur tre kandidatë kur...? (DEBATI I PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 21:54 24-11-2020 ‘Zgjedhje farsë me një kandidat’, Kryemadhi i kthehet analistit: Po gruaja juaj ka pasur tre kandidatë kur...? (DEBATI I PLOTË) Sulo - Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar sot në “open” tha se nuk duhet ngritur kulti i individit brenda partisë dhe se zgjedhja e kryetarit nuk është çështje vitale, por programi dhe çfarë ofron kjo parti.

Në një debat me analistin Artion Sulo, i cili i konsideroi jo-demokratike zgjedhjet brenda LSI, Kryemadhi e kaloi në personale duke e pyetur për bashkëshorten e tij.

Kryemadhi: Ka ikur dhe Ilir Meta. Në një parti politike kështu është. Mund të iki dhe Kryemadhi nesër. Mund të mos jesh titullar, por mund të jesh kontribues. Ne u krijuam si strukturë sepse kishte mungesë hapësirash.

Sulo: Pse bëni ju çfarë bën Rama, çfarë ofroni ju në popull kur bëni zgjedhje pa kandidatë, vetëm me ju me një kandidat?

Kryemadhi: Pse bashkëshortja juaj kur ju ka zgjedhur juve, ka pasur tre kandidatë?

Vasili: Aaa jo kështu mos kaloni personale.

Kryemadhi: A këto shembuj nuk ju pëlqejnë juve?

Vasili: Bashkëshortja e Artionit ka përgjegjësi për atë dhe familjen, ju keni për qytetarët.

Sulo: Duhet të jeni më shumë demokratë brenda partisë, nuk keni demokraci. Nuk bëhen zgjedhje pa kundërshtarë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Monika Kryemadhin e SFIDOJNË ‘live’: Vij unë dhe kandidoj për kryetar të LSI-së
‘E mora vesh kur hyra në operacion’, Kryemadhi: E kam kaluar COVID-in pa asnjë simptomë, Ilir Metën e kam puthur në buzë dhe nuk e kapi virusi »
Article Logic
Execution time: 0.011788129806519
array(1) { ["section"]=> string(124) "zgjedhje-farse-me-nje-kandidat-kryemadhi-i-kthehet-analistit-po-gruaja-juaj-ka-pasur-tre-kandidate-kur-debati-i-plote-228995" }