Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Patozi u bën thirrje Bashës dhe Berishës: Është koha për armëpushim! Të ndarë janë të dënuar të humbin betejën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në lidhje me zgjedhjet e pjsesshme të 6 marsit ka reaguar dhe ish-koordinatori i “Bindjes Demorkatike”Astrit Patozi, i cili ka thënë se nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha do të futen në zgjedhje me kandidatë të ndryshëm, atëhere të dyja palët do të dalin humbëse në këto zgjedhje.

Sipas Patozit në këtë pikë Basha dhe Berisha duhen të kenë një armëpushim deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Ndër të tjera ai tha se presidenti Ilir Meta po i jep oksigjen Sali Berishës me lëvizjet e fundit për të shpallur zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ai shtoi se Meta duhet të kishte dekretuar datën e zgjedhjeve shumë kohë më parë, por zgjodhi ta bënte tani pikërisht kur në PD është krijuar konflikti Berisha-Basha.

“Është një lëvizje politike e Ilir Metës në ndihmë të Sali Berishës. Test për të dy forcat brenda PD. Presidenti duhet të bënte zgjedhjet atëherë kur ranë kryetarët. Meta nuk e bëri zgjedhjet edhe për komisionin Vencias. Vetëm kur doli ky problemi mes Bashës e Berishës. Meta do ti japi oksigjeni. Ata duan të ekspozojnë Bashën si pakicë. Mund t’ja arrijnë këtë qëllim. Por kanë një gjë se do humbin një betejë me publikun shqiptarë. Se duan të provojnë se nuk janë misionar të opozitës e duhet ta kishin betejën me Edi Ramëns. Basha e Berisha do e humbin betejën nëse nuk do arrijnë të kenë kandidat të përbashkët. Lulzm Basha dhe Sali Berisha janë të dënuar që të humbin betejën në rast nëse nuk arrijnë që të kenë kandidatë të përbashkët. Këta kur ishin bashkë dhe mund të kishin një kandidat të përbashkë, tani që janë të ndarë në disa copa, tani po nxitojnë të shkojnë në zgjedhje ku shanset i kanë zero.

Ärmë pushiim ka gjithmonë. Armëpushim ka edhe në kulmin e luftës. Tani kemi zgjedhje përpara, kemi kundërshtarin ,armikun , unë nuk dua ta quaj armik por ata kështu e quajnë. Kanë një mundësi të ulin armët dhe të thonë që e vazhdojmë luftën pas 6 marsit këtu ku e lamë”, tha ai në një intervistë për “ABC NEWS”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img