Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Zgjedhje e drejtuesve vendor të PS-së, Rama në Elbasan thirrje kandidatëve: Përgatituni seriozisht…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan në kuadër të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në 61 bashkitë.

Për drejtimin e PS në Elbasan kandidatë janë Ardit Demiri, Ermira Urupi, Agron Lulaj. Kryeministri në fjalën e tij tha se procesi i ripërtëritjes së Partisë Socialiste është tepër i rëndësishëm dhe ftoi të gjithë kandidatët ta marrin seriozisht dhe të paraqesin platformat e tyre.

Ai foli edhe për bashkëdrejtim, një burrë dhe një grua, ku tha se në qytete që ka bashkëdrejtim ka rezultuar se është e suksesshme.

“Kjo është dita e tre kandidatëve këtu për tu ballafaquar me ju dhe me komisionin e zgjedhjeve. Dua të shfrytëzoj këtë rast që t’i themi të gjithë atyre që presin që të kenë prezantimet  dhe ballafaqimet e tyre të përgatiten seriozisht pasi kjo është një garë e hapur.

Nga ana tjetër të gjithë bashkësitë socialiste nëpër qarqe të bëjnë sa më shumë propozime që dhe zgjedhja të jetë shumë e gjerë. Kam ngelur shumë i inkurajuar nga ajo që kam parë në distancë dhe sot jam këtu së bashku me deputetët e Elbasanit. Na vjen mirë që na jepet mundësia që të marrim pjesë në një proces si ky. Një proces që synon të ripërtërijë me një mekanizëm të ri strukturën e Partisë Socialiste.

Duhet të sqarohemu se kur kemi vajza dhe djem, gra e burra dhe kemi kandidat të rëndësishëm. Në disa ne kemi edhe bashkëdrejt, dhe më vjen keq që ky bashkëdrejtim nuk është i plotësuar ende. Aty ku ka ndodhur ka pasur rezultate domethënëse” tha Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img