Tirana
scattered clouds
8 ° C
8 °
8 °
93 %
1.5kmh
40 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
16 °
Sht
12 °
Die
17 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Zgjedhja si presidente e Kosovës, politika uron Vjosa Osmanin për detyrën e re

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Vjosa Osmani është zgjedhur me 71 vota si Presidentja e Kosovës.

Pas betimit në Kuvendin e Kosovës, urimet në drejtim të saj kanë qenë të shumta, nga politikanë në Kosovës, Shqipërisë dhe ambasadorët ndërkombëtarë.

Oliver Varhelyi: Urime Presidentes Vjosa Osmani në zgjedhjen e saj! BE pret të punojë me Presidenten, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën Evropiane dhe reformat e lidhura me BE, në interes të njerëzve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor

Monika Kryemadhi: Urimet më të mira Presidentes Vjosa R. Osmani! Urime popullit të Kosovës!

Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian.

Pandeli Majko: Urime për zgjedhjen e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani!

Pavarësisht ndarjeve politike, secili ka një rol për të luajtur. Rëndësi ka Kosova dhe ardhmja e saj! Ajo është e përhershmja dhe të tjerat janë të përkohshme!

Mbarësi dhe sukses në detyrën përbashkuese!

Philip Kosnett (ambasador i SHBA në Koovë): Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët

Ditmir Bushati: Urime Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës!

Vjosa ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri, qendrueshmëri ndaj idealeve që beson dhe karakter, cilësi të cilat nuk prodhojnë sukses të menjëhershëm në politikë. Për këtë, Vjosës i’u desh të paguante një “çmim”, për t’ia nisur nga fillimi e për të mbërritur në krye të shtetit. Falë mbështetjes së njerëzve dhe jo përmes intrigave të politikës.

Uroj që Vjosa të jetë siç thotë Presidente e të gjithëve, ta ushtrojë këtë detyrë me të njejtat cilësi, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Përgëzime të gjithëve! Urime Kosovë

Erion Veliaj: Urime Vjosa Osmani në rrugëtimin e ri si Presidentja e dytë grua e Kosovës! Suksese e mbarësi gjithashtu qeverisë së re dhe opozitës teksa investohen në shërbim të stabilitetit politik, interesit të qytetarëve dhe unitetit në ketë periudhë aspak të lehtë sfidash!

Sali Berisha: Zonja Vjosa Osmani, Presidente e Kosoves!

Te dashur miq, sot parlamenti i Kosoves zgjodhi ne detyren me te larte te vendit, Presidente te  Republikes zonjen Vjosa Osmani.

Me kete akt parlamentaret e Kosoves votuan ne perputhje me vullnetin e qytetareve te Kosoves, te cilet vleresuan dhe votuan Vjosa Osmanin ne zgjedhjet e fundit me shume se çdo personalitet tjeter ne historine e Kosoves pas shpalljes se Pavaresise.

Me kete rast ju ftoj te dashur miq, ti percjellim Presidentes te Republikes se Kosoves, zonjes Vjosa Osmani urimet tona me te perzermta ne misionin e saj te larte te kryetares se shtetit Kosoves.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img