Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zgjedhja e Trump si president, veshja e Kamala Harris dhe shfaqja e Lady Gaga-s te Super Bowl, krijuesit e “The Simpsons” tregojnë se si e parashikojnë të ardhmen me kaq saktësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0dfcf8435f10960822ccaa3e09ccd61a

Seriali “The Simpsons” i ka habitur të gjithë për shkak se kanë parashikuar të ardhmen me një saktësi të frikshme në shumë raste.

Nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve, veshja e inagurimit të Kamala Harris apo shfaqja e Lady Gaga te finlja e Super Bowl, ky serial ka mahnitur jo pak duke i paraprirë ngjarjeve të rëndësishme botërore.

Për t’i dhënë fund të gjitha dyshimeve, kanë folur vetë krijuesit e këtij seriali, duke zbuluar se si kanë mundur ta parashikojnë kaq mirë të ardhmen.

“Ne mendojmë një shaka, më të vështirën, më qesharaken, më budallaqen, më të pamundurën, por pastaj rezulton se imagjinata jonë nuk ishte edhe aq e pamundur”, tha krijuesi Matt Groeining.

Ndërsa shkrimtari dhe producenti Al Jean tha se për sa i përket fitores së Trump, ish-presidenti kishte shprehur dëshirën për të kandiduar që në vitin 1999, ndërsa shton se Lady Gaga e kopjoi serialin e tyre dhe nuk ishte rastësore.

“Unë mendoj se nëse një tufë njerëzish të zgjuar bëhen së bashku dhe ata fillojnë të hedhin shigjeta, është e sigurt se disa prej tyre do të qëllojnë në shenjë. Dhe sa i përket fitores së Trump, duhet ta themi se ai fliste për kandidimin për President që në vitin 1999. Njerëzit thonë ‘oh ju e parashikuat shfaqjen e saj në Super Bowl’, por në fakt ajo kopjoi shfaqjen tonë. Nëse ti parashikon shumë ngjarje që i mendon të pamundura, bën shaka me çdo gjë, nuk është ndonjë çudi që ndonjëra prej tyre të ndodhë”, tha ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img