Hapësire reklamuese

Rajoni

“Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot”, Albin Kurti përshëndet datën e zgjedhjeve në Kosovë: Më 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti përshëndet caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, dhe thotë se ato do të jenë kremte e demokracisë.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, caktoi dje datën 14 shkurt si datë për zgjedhet. Kurti thotë se këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, shkruan Kurti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll