Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Zgjedhja e Presidentit të ri, Veliaj: Partia Socialiste ka gati listën me 10 figura dinjitoze

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është shprehur se brenda qershorit, PS do të zgjedhë një President të ri. Sipas tij, socialistët i kanë dalë borxhit PD-së duke iu dhënë mundësinë të përzgjidhte një emër.

“Ne kemi  10 figura, burra dhe gra dinjitozë, që kanë treguar në CV-në e tyre se ruajnë reputacionin e vendit tonë, stemën e Republikës sonë. Besoj se mes këtyre 10 figurave, ne do të marrim një vendim Kryesie”, është shprehur Veliaj.

albsig

Më tej, kryebashkiaku ka thënë se presidenti i ri do të përmbushë të gjitha kriteret dhe mbi të gjitha do të jetë “normal”.

 “Brenda qershorit ne do të kemi një President. Me shumë gjasa, sipas kritereve që kemi rënë dakord, do të kemi një President normal, që nuk bën brigadierin e komunales. Ne kemi pasur president që drejtonin protestat kundër projektit të Astirit. Na duhet një president që merret me punët e tij.”

Duke u ndalur te PD, Erion Veliaj shtoi se opozita ka dhe një shans të fundit për të propozuar një emër në raundin e tretë. Nuk e kurseu ironin kur u shpreh se “Me sa duket, ata e kanë humbur rrugën  në oborr si “Xhaferri simiten”.

“Do ju japim edhe një mundësi të tretë, na propozoni një emër që të jetë i pranueshëm. Di të them këtë që Kryeministri është super i vendosur që të mos kemi një deputet aktiv, një socialist aktiv, por të kemi një njeri normal. Besoj se i kemi dalë borxhit opozitës duke i thënë tre herë na propozoni një njeri normal, na propozo një figurë të pranueshme, një njeri unifikues të vendit tonë.

Nëse opozita thotë tre herë “Jo”, atëherë do të duhet që ta propozojmë vetë këtë figurë. Besoj se mes 10 emrave që kemi, do të zgjedhim një personalitet dinjitoz, që nuk merret me ujërat e zeza, me asfaltin, me llaç e tulla, dhe nuk e çon shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan”, theksoi Veliaj në emisionin “Kjo Javë” në Neës24.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img