Ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, në të cilën do të diskutohet mes mazhorancës dhe opozitës për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.
Bëhet me dije se mbledhja do të nisë në orën 12:30. Më herët Enkelejd Alibeaj konfirmoi se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve, dhe bashkë me të, të pranishëm do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma.
“Nesër, ditën e martë, datë 10 maj, ora 12.30, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, si vijim i mbledhjes për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë” thuhet në njoftimin e Kuvendit.