Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
31 °
Enj
31 °
Pre
31 °
Sht
30 °
E martë, 24 Maj, 2022
spot_img

Zgjedhja e Presidentit të ri, Kryemadhi: Neveri për një grup deputetësh që përdoren nga Rama

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quan si “farsë” procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, duke nënkuptuar se po përdor edhe disa deputetë të opozitës për “noterizimin e akteve të tij të paligjshme”.

Kryemadhi nuk kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se deputetët socialistë sot janë “vendosur në resht për një”. “Partia Socialiste nuk është më ajo që ishte dikur”, tha Kryemadhi duke shtuar se në radhët e deputetëve të PS-së ka “kriminelë dhe trafikantë”.

“Sa i përket presidentit, kush mendon që ka një proces normal, bëhet qesharak. Maxhoranca nuk i ka 84 vota në moralin politik po flasim. Ndërkohë që Kushtetuta ia lejon që ta zgjedhë me 71 vota. Dhe nuk ka pse të bëhet pjesë e një procesi ku u thotë m’i dërgoni me email emrat dhe unë do e shikoj ose jo. Maxhoranca mund t’ia jepte popullit ta zgjidhte presidentin, kohë kishin. Përdorimi i një grupi të caktuar deputetësh, që për mua kalon në neveri, bëjnë që të bëhet një proces fasadë.

Edi Rama kërkon sot një noter për të noterizuar të gjitha aktet e tij të paligjshme. Rojtar i Kushtetutës që është presidenti në një farë mënyre, do të vë në diskutim çdo lloj zgjedhjeje të presidentit. Nëse do të kishim një proces gjithëpërfshirës dhe legjitim, por sot ne e dimë çfarë përfaqëson parlamenti, deputetët e maxhorancës janë vënë në rresht për një. Nuk janë më ata që e kundërshtonin dhe Nanon, Metën…Nuk është më ajo Parti Socialiste, figurat e saj u zëvendësuan me trafikantë, kriminelë”, tha ndër të tjera Kryemadhi gjatë një interviste televizive.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img