Enkelejd Alibeaj u ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh deputetëve të Grupit Parlamentar për t’i thirrur sot në takim. Mbledhja mësohet se do të ketë në rend të saj diskutimet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
“Përshëndetje! Duke ju kërkuar ndjesë për orën, nesër në orën 16:00 do të ketë mbledhje grupi në seli. Faleminderit”, shkruan Alibeaj në mesazhin e tij dërguar deputetëve mbrëmjen e së enjtes.
Grupi parlamentar demokrat diskutoi dje për 3 orë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament. 26 deputetë ishin të pranishëm në diskutimet e drejtuara nga Alibeaj.
Deputetët demokratë ishin aktivë në këtë takim dhe propozuan 10 emra. Mes tyre ka politikanë, publicistë dhe ish-ambasadorë. Nuk mungon as emri i Princit Leka Zogu.
- Leonard Demi
- Arben Çejku
- Dritan Demiraj
- Dashamir Shehi
- Jorida Tabaku
- Rexhep Uka
- Halim Kosova
- Leka Zogu
- Visar Zhiti
- Lajla Pernaska
Në fund të mbledhjes, deputetët e Grupit Parlamentar të PD vendosën që të çojnë për një analizë më të thelluar vetëm 8 emra, duke hequr Lajla Përnaskën dhe Jorida Tabakun. Në diskutime nuk u përfshinë deputetët që mbështesin Berishën.
- Leonard Demi
- Arben Çejku
- Dritan Demiraj
- Dashamir Shehi
- Rexhep Uka
- Halim Kosova
- Leka Zogu
- Visar Zhiti