Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Zgjedhja e Presidentit/ Arben Pëllumbi: Opozita duhet të kishte një emër, PS e ka gati propozimin e saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Arben Pëllumbi, thotë se mazhoranca po tregon seriozitetin e nevojshëm për bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, palët nuk duhet ti vendosin kushte njëra-tjetrës.

“PS e ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për zgjedhjen e një presidenti që të jetë konsensual. Ne po tregojmë seriozitetin e  nevojshëm për të pasur bashkëpunimin e opozitës për të mbërritur në një emër. Ky proces duhet të jetë pa kushte nga asnjëra palë. Palët të ulen dhe të bisedojnë për një emër.

albsig

spring

Ne do të bëjmë të gjithë përpjekjet që të mund të gjejmë edhe mbështetjen e PD-së për të gjetur një emër të gjithë pranuar nga të gjithë. Nëse kjo nuk është e mundur PS do të jetë e detyruar ta zgjedhë me vota. Por nuk është qëllimi. Qëllimi është që të jetë një president i gjithë pranuar dhe mbi palët”, u shpreh Pëllumbi në Ora Neës.

Pëllumbi tha se opozita duhet të kishte gjetur një emër një emër konkret për këtë proces, ndërsa shtoi se vetë socialistët janë të përgatitur dhe ka çfarë t’i propozojë palës tjetër.

“Opozita duhet të kishte gjetur një emër për president deri tani dhe që mund të uleshim për ta diskutuar këtë emër. Në konferencën e kryetarëve pati konflikte, ndërkohë që detyra e këtij konference është të përcaktojë datën dhe orën dhe asnjë tagër tjetër. Bisedimet duhet të fillojnë mbi emra konkret, ama nuk duhet të ketë kushte nga asnjëra palë. PS është e përgatitur për emrat që do i propozojë PD. Këtë gjë duhet të bëjë edhe pala tjetër.

Ne tashmë e kemi një komision prej tre vetash të ngarkuar, kemi disa emra që kanë dalë. Hapi i radhës është që pakët të ulen dhe të bisedojnë. Ne kemi pranuar edhe një platformë nga Alibeaj. Me shpresë nesër palët do ulen të bisedojnë për presidentin dhe shpresojmë që të ketë një emër nga opozita. PS është e gatshme të bashkëbisedojë me opozitën me emra konkret”, shtoi deputeti i PS Arben Pëllumbi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img