Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zgjedhja e parë për të gjithë, Korça një destinacion i lakmuar investimesh!

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhja e parë për të gjithë, Korça një

Korçën mund ta cilësojmë pa asnjë tepri si qytetin e të gjitha stinëve, zgjedhja e parë e kujtdo që dëshiron disa ditë pushimesh, fundjava relaksi dhe aktivitete pa fund për ata që duan dinamizmin.  Në këtë qytet mund të gjesh gjithçka!

Jo vetëm zgjedhja e parë për këdo që do të largohet nga Tirana; vitet e fundit, qyteti juglindor është kthyer në një destinacion gjithnjë e më të frekuentuar edhe nga turistët e huaj. Përveç klimës, e cila mbetet ftuese në të gjitha vlerat që shënon termometri, për dëborën në dimër e freskinë në verë, Korça prej vitesh është një paketë e kompletuar, një histori suksesi.

Rritja e ndjeshme e numrit të vizitorëve, të cilët preferojnë të qëndrojnë më gjatë në Korçë, ka nxitur nevojën për rritjen e kapaciteteve akomoduese. Nevojë, e cila ka krijuar një trend në zhvillim për ndërtimin e bujtinave dhe hoteleve, të cilat pozicionohen kryesisht në zonat karakteristike të qytetit.

Në një nga pikat më tërheqëse të qytetit, pranë parkut Rinia dhe me pamje nga mali i Moravës është vendosur kompleksi Belvedere Korça, i pari i këtij lloji në Shqipëri.

Projekti Belvedere Korça ka përqafuar një filozofi të re në ndërtim, e cila është ajo e “Passive House”, një koncept, i cili mundëson kursimin e energjisë elektrike deri në 80 përqind duke shfrytëzuar rrezet e diellit për ndriçim dhe ngrohje. Kjo risi në ndërtim i bën vilat e këtij kompleksi unike dhe tepër eficente.  Elementët e arkitekturës tradicionale dhe moderne shkrihen ëmbël me natyrën piktoreske përreth dhe gjelbërimin e pafundmë e ajrin e pastër.

Të shtrira në një sipërfaqe prej rreth 37.000 m2, vilat e këtij kompleksi janë projektuar me hapësira plot dritë dhe oborre të madhësive të ndryshme rreth tyre.

Blevedere Korça ka ngjallur interes tek ata klientë të cilët dëshirojnë një shtëpi malore jo veç për të jetuar dhe pushuar me familjen e tyre, por sidomos për të përfituar nga mundësia e shkëlqyer për ta lënë me qira, në një kohë që numri i kërkesave nga vizitorët që shkojnë në Korçë është tepër i lartë.

Pamja e plotë e qytetit, distanca me pikat kryesore si “Bulevardi Republika”, privatësia e lartë dhe sistemi i sigurisë 24/7, mirëmëbajtja gjatë gjithë vitit, përfitimi përmes Programit Renting, mundësojnë një vlerë të lartë investimi në Belvedere Korça.

Çfarë ia shton vlerën blerjes së një prone në Korçë, janë disa nga investimet e viteve të fundit, si ndërtimi i Muzeut të Artit Mesjetar, restaurimi i Qendrës Historike të Voskopojës, i  kishave monumente të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, fshatrat turistikë përreth si Dardha, bazilikat e mozaikët, mikpritja korçare, jeta e natës tepër ftuese me serenata e kuzhinën e bollshme karakteristike.

Në qytetin më të vizituar në Shqipëri, Belvedere Korça qëndron si ftesa më e mirë për një investim të mençur që do t’ju dhurojë lumturi 360 gradë, të një jetese që ndërthur modernen, klasiken, historinë e traditën.

[gallery td_gallery_title_input="Kompleksi Belvedere Korça" link="none" size="large" td_select_gallery_slide="slide" ids="714802,714803,714804"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese