Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Zgjedhja e kryetarëve të PS-së në degë, Petro Koçi: Ka një dyndje drejtorësh për të kandiduar! Dyshoj se kandidojnë për të mbetur gjithmonë në “tavën” politike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste ka nisur procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të saj në nivel vendor, pas në Asamblenë e Përgjithshme u mor vendimi që të gjithë drejtuesit të zëvendësohen.

Deputeti socialist Petro Koçi, në një postim në rrjetet sociale tregon se ka një dyndje drejtorësh për të kandiduar, por sipas tij një pjesë kandidojnë për të mbetur në “tavën” politike.

albsig

spring

Koçi thotë se drejtuesi i ri nuk duhet të jetë përfaqësuesi i administratës që shpesh merr trajtën e sektit politik, por i anëtarësisë së gjerë. Ai bën thirrje për të ndalur kapjen e partisë nga strukturat dhe individët e korruptuar të administratës.

Postimi i plotë:

Jemi ne nje proces perzgjedhes per drejtuesin e PS ne nivel vendor.

Kryetari i ri i Partise duhet te jete krenari e anetaresise, simbol i integritetit moral te socialistit.

I ndershem dhe aktiv ndaj cenimit moral te perfaqesimit te partise. Model i sjelljes qytetare. Kudo ku ka punuar te kete lene gjurme te respektimit te ligjit, te rregullave dhe te qytetareve. Kryetari i partise nuk eshte vetem i respektuari i anetaresise por edhe i komunitetit.

Kryetar qe fiton zemrat e popullit, jo planet e klaneve.

Sistemi qe kemi percaktuar kesaj rradhe eshte opsioni me i mire per ta shpetuar zgjedhjen e institucionit te kryetarit nga konflikti i interesit, nga karrierizmi patologjik dhe lobimi i sponsorizuar nga klanet pushtetkapese.

Shoh qe ka interes te madh per kete proces. Por e kam per detyre te paraqes ndonje dukuri negative.

Ka nje dyndje drejtoresh per te kandiduar. Ne pamje te pare duket thjesht demokratike. Por dyshoj se nje pjese vetekandidojne per te mbetur gjithmone ne “taven” politike. Per te thene “une e kam pak drejtorllekun, meritoj me shume”.  Te tjere tentojne te kapin me shume pushtet. Nga drejtorlleku kane vene edhe goxha pasuri dhe kerkojne lavdine. Duhet shume kujdes!

Drejtuesi i partise nuk duhet te jete perfaqesuesi i administrates, qe shpesh merr trajten e sektit politik, por i anetaresise se gjere.

Individe qe jane kthyer ne kosto per Partine Socialiste me bemat ne administrate duhen eleminuar ne gjykimin e komisionit perzgjedhes dhe te Kryesise se PS.

Duhet ndalur kapja e partise nga strukturat dhe individet e korruptuar te administrates.

Ka plot djem dhe vajza qe perfaqesojne vlerat e pastra te qytetarise socialiste.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img