Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri, kreu i KLP: Do zgjedhim tre emrat, vendimi final i takon Kuvendit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Larte i Prokurorisë ka hapur sot garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi, i pyetur se a do ta zgjidhnin ata kryeprokurorin e ri, u përgjigj se kjo përgjegjësi i takon Kuvendit. “Përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm i takon parlamentit, ne përzgjedhim tre kandidatët më të mirë dhe Kuvendi vendos për atë më të përshtatshmin. ”, tha ai.

Gjatë mbledhjes së sotme, KLP miratoi gjithashtu edhe Rregulloren mbi Kriteret dhe Procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë SPAK.

“Janë 27 kandidatë në garën për Spak. Vetingu do të miratohet nga ndërkombëtarët për ta krijuar më shumë besueshmëri në proces. Një gjë është e sigurt që prokurori që kandidon për tu emëruar në SPAK duhet të ketë kaluar të dy fazat e vetingut. Ka një listë me emra po nuk e kemi dërguar , duhet bërë një verifikim nëse kandidatët i plotësojnë kushtet, listën zyrtare e shpiem në KPK. Ky proces do të ndodhë dy ditë pas miratimit të rregullores. Kusht për të hyrë në  garë është titulli doktor i shkencave. Titujt e tjerë të japin pikë”, u shpreh Ibrahimi.

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img