Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Zgjedhja e Hysni Demirajt në krye të Apelit, në 2011 liroi gardistët e akuzuar për 21 janarin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Hysni Demiraj është zgjedhur me 8 vota pro në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kryetar i ri Gjykatës së Apelit. Demiraj do të zëvendësojë në këtë post ish-kryetarin Alaudin Malajn.

Hysni Demiraj njihet si mik i gjyqtarit tjetër Gjin Gjoni, (ky i fundit u përfol si është ndaluar hyrja në SHBA) pasi të dy kanë trajtuar çështje të rëndësishme dhe që kanë pasur jehonë të madhe në media.

Demiraj ka kryesuar trupin gjykues në Apel, ku ka dhënë vendimin për lirimin nga burgu dhe caktimin e masës “detyrim paraqitje”, për gardistët e akuzuar për vrasjen e 4 personave në protestën e organizuar nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, në 21 janar të vitit 2011.

Më 11 mars të vitit 2011, Demiraj liroi nga qelia gardistët, mes tyre edhe Sadik Çelën. Por, më datë 14 shtator të 2011, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga Shpresa Beçaj, hodhi poshtë vendimin e Apelit, duke rikthyer në qeli Çelën.

Gazeta “Shekulli” kishte publikuar në atë periudhë një shkrim ku jepeshin detaje për lidhjen e gardistit me gjyqtarin Demiraj. gazeta shkruante se Çela ka qenë shofer i hetuesisë së Bajram Currit pas viteve 1990, periudhë që ky institucion drejtohej nga Hysni Demiraj.

Po në vitin 2011, trupi gjykues i përbërë nga Hysni Demiraj, Gjin Gjoni dhe Agron Papajani, vihen sërish në vëmendje të mediave për shkak të vendimit për të nxjerrë nga qelia shtetasin turk Abdulselam Turgut, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Shtetasi truk ishte arrestuar nga policia shqiptare për llogari të autoriteteve gjermane, por Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Pak ditë më pas, personi që akuzohej për trafik ndërkombëtar droge ishte zhdukur nga shtëpia e tij në Tiranë.

Tjetër çështje e pasqyruar gjerësisht në media ka qenë padia e ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pangos, ndaj televizionit Top-Channel. Në nëntor të 2014 gjykata e Apelit rrëzoi kërkesë-padinë e ish-ministrit, i cili kërkonte dëmshpërblimin prej 1 milionë euro nga Top Channel me pretendimin se ‘i ishte cënuar privatësia’ në rastin e video-skandalit të publikuar në emisionin “Fiks Fare”.

Gjyqtarët e Apelit, Metush Saraçi, Gjin Gjoni dhe Hysni Demiraj thanë se qendron në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, i cili në mars të këtij 2014 kishte hedhur poshtë padinë e Pangos.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img