Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta i kërkon opinion ‘Venecias’ (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një letre publike, Meta shprehet se nisur nga kriza e rëndë e paprecedentë ku ndodhet sot vendi, dhe kur mijëra shqiptarë po braktisin atë për shkak të mosfunksionimit të shtetit të së drejtës dhe cenimit të lirive themelore, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj dhe të Komisionit të Venecias se ky opinion do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në rrugën që do të marrë Shqipëria, drejt demokracisë.

Ai gjithashtu ka përcjellë për Komisionin e Venecias një informacion të zgjeruar mbi veprimtarinë e Presidentit të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) në lidhje me këtë proces.

Letra e Presidentit të Republikës për Komisionin e Venecias 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll