Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjdhjet e PD, Shehaj hedh votën dhe jep mesazhin: Sot vendosni edhe fatin për zgjedhjet e ardhshme

Shkruar nga Newsbomb
Zgjdhjet e PD, Shehaj hedh votën dhe jep mesazhin: Sot vendosni edhe fatin

Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj vetëm pak momente mmë parë ka hedhur votën e tij për kryetarin e PD.

Ai në një prononcim për media ka ftuar të gjithë demokratët që të votojnë, duke thënë se sot nuk zgjidhet thjesht kreu i ri i PD, por vendoset edhe fati për zgjedhjet e ardhshme.

“Falenderoj të gjithë mbështetësit dhe vëzhguesit dhe votuesit e mi. I ftoj demokratët të votojnë me qetësi sepse nuk zgjedhin vetëm kreun e PD, po vendosin fatin e zgjedhjeve të ardhshme.

Nëse standari është i ulër në këto zgjedhje ky mund të kthehet në një bumerang. Është e rëndësishme besueshmëria e PD,” tha Shehaj.

Shehaj ishte kandidati i fundit që ka votuar, pasi Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Lulzim Basha e kanë hedhur votën e tyre pak orë më parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese