Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjatet me tre vite afati i hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Zgjatet me tre vite afati i hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të

Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë të zgjasë me tre vite afatin e hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në vendin tonë. Ky vendim vjen me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vendim thuhet se “Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi“… 2 (dy) vjet…” zëvendësohet me “… 3 (tre) vjet…”.

Gjithashtu Këshilli Ministrave vendosi që shtetasve ukrainas që ndodhen në Shqipëri u shtyhet qëndrimi deri në datën 17 shtator 2024.

Në vendimin e qeverisë për një shtesë në vendimin “Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve ukrainas, personave pa shtetësi  dhe personave që kanë fituar mbrojtje ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrimtë përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, si dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare” të ndryshuar, thuhet se, pas pikës 3/2, të vendimit nr.173, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve ukrainas, personave pa shtetësi dhe personave që kanë fituar mbrojtje ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, si dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”, të ndryshuar, shtohet pika 3/3, me këtë përmbajtje:

“3/3. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 3/2 të këtij vendimi, personave që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë u shtyhet qëndrimi deri në datën 17.9.2024.”.

Gjithashtu qeveria vendosi që edhe shtetasve që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë u shtyhet qëndrimi deri në datën 24.8.2024.

Në vendimin e qeverisë për një shtesë në vendimin “Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm  ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”, të ndryshuar, thuhet se pas pikës 2/2, të vendimit nr.501, datë 25.8.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, dhe për krijimin e taskforcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”, të ndryshuar, shtohet pika 2/3, me këtë përmbajtje:

“2/3. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2/2, të këtij vendimi, personave që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë u shtyhet qëndrimi deri në datën 24.8.2024.”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese