Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Zëvendësuesi i Bujar Nishanit, ja kur nisin procedurat për presidentin e ri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Më 24 korrik përfundon mandati i Presidentit aktual, Bujar Nishani, ndërkohë që procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri pritet të nisin në Kuvend në mes të muajit prill.

Klima e ndezur politike e javëve të fundit, e nxitur sidomos nga protesta e opozitës dhe debatet për reformën në drejtësi, e kanë lënë disi në heshtje zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, që këtë vit përkon me zgjedhjet parlamentare të radhës. Ndërkohë që shanset e Nishanit për një mandat të dytë si president janë pothuajse zero, për shkak të konflikteve të vazhdueshme që ka patur me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Kushtetutës, të amenduar në prill 2008, në raundin e tretë të votimit në parlament, Kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Ndërkohë që në proceset parardhëse Kreu i shtetit është zgjedhur me shumicë të cilësuar, 84 vota.

Kushtetuta parashikon që procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

Sipas këtyre përllogaritjeve, parlamenti do të shpërndahet më 3 maj dhe se procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, referuar pikës 2.1 të nenit 88 të Kushtetutës, duhet të kishin nisur qysh më 3 mars të këtij viti.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thote se nuk është filluar diskutimi ndërpartiak, pasi afatet sipas tij, nisin më 17 prill. “Nuk kemi si të nisim bisedimet, kur procedurat nuk janë hapur akoma. Procedurat hapen më 17 prill”, sqaroi Balla.

Sipas nenit 87 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës “zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni”.

Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se 3/5 pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, thuhet në Kushtetutë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img