Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

“Zero tolerancë ndaj shkelësve”, Ruçi mesazh ngushëllimi: U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve Eva dhe Anastasia dhe prindërve të tyre, Silvanës dhe Eduartit!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes Gushi, në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.

Ruçi i bën thirrje autoriteteve policore për “parandalim dhe zero tolerancë ndaj shkeljes së ligjeve dhe rregullave të qarkullimit”.

Mesazhi i plotë i Ruçit:

Një lajm tronditës, për një tragjedi familjare që mbylli dyert e një shtëpie. U ndërpre aksidentalisht jeta e dy vajzave të mitura dhe e prindërve të tyre. Lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, qytetarët e Patosit dhe të gjithë ne.

U bëj thirrje gjithë qytetarëve, posaçërisht drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes në rrugë. U bëj thirrje forcave të rendit dhe policisë rrugore te marrin masa parandaluese dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjeve dhe rregullave të qarkullimit. U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve Eva dhe Anastasia dhe prindërve të tyre, Silvanës dhe Eduartit!

Më shumë

spot_img
spot_img