Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

“Zero tolerancë”, Ardi Veliu del në terren dhe kontrollon radarët, kapet shoferi me 170 km/h në aksin Tiranë-Elbasan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas aksidentit tragjik me katër viktima, ku u shua familja Gushi në aksin Fier-Vlorë, Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në rrugët kryesore.

Mbrëmjen e djeshme gjatë orëve të vona Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka inspektuar në terren funksionimin e radarëve  edhe gjatë natës në disa akse rrugore. 

Gjatë inspektimit tek mbikalimi  në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan, në segmentin Sauk-Teg te mbikalimi, janë kapurshoferë që qarkullonin me shpejtësi nga 133 km/orë deri në 170 km/orë.

Gjatë bisedës me Policinë,Veliu është shprehur se breda pak ditësh do jenë në dispozicion të Policisë Rrugore edhe 4 radarë të tjerë, kamera dhe mjete të pauniformuara për të patrulluar në të gjitha akset rrugore.

“Drejtor Veliu ka komunikuar drejtpërdrejt me punonjësit e Policisë Rrugore  që kryejnë shërbim me radar dhe me patrullat e tjera të polcisë rrugore ku u ka kërkuar tolerancë zero, të mos tolerohet asnjë rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore e pasoja për jetën e përoruesve të rrugës.

Gjatë inspektimit tek mbikalimi  në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan, në segmentin Sauk-Teg te mbikalimi, Drejtor Veliu ka parë nga afër disa shkelje të përdoruesve të rrugës  që qarkullonin me shpejtësi nga 133 km/orë deri në 170 km/orë.

Gjatë bisedës me punonjësit e Policisë  Rrugore Drejtori i Përgjithshëm është shprehur se breda pak ditësh do jenë në dispozicion të Policisë Rrugore edhe 4 radarë të tjerë, kamera dhe mjete të pauniformuara për të patrulluar në të gjitha akset rrugore kryesisht në ato ku janë konstatuar edhe akisdente me pasoja fatale për jetën, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo shkelësi të kodit rrugor, kryesisht shpejtësi tej normave të lejura, parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, përdorim të celularit gjatë drejtimit të auotmjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse si dhe shkelje të semaforit,” thuhet ndër të tejra në njoftimin e policisë.

Më shumë

spot_img
spot_img