Hapësire reklamuese

Politikë

“Zero kursim për ata që hanë në kurriz të PS”, Rama i vendosur: Jam i gatshëm të shkoj në SPAK dhe të tregoj ku është koka e korrupsionit

Shkruar nga Newsbomb
“Zero kursim për ata që hanë në kurriz të

Kryeminstri Edi Rama po mban një konferencë përmbyllëse pas përfundimit të Kongresit të PS.

Ai tha para gazetarëve se është i gatshëm të shkojë para SPAK dhe të tregojë se ku është koka e korrupsionit.  Mët tej ai përsëriti se nuk do të kursehet askush që "ha" në kurriz të PS.

Rama: Asnjë kursim për të goditur këdo qoftë në këtë anë që ha besimin e njerëzve, besimin e kësaj familje dhe timin. Ndërkohë kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë, as në qafë, e as në bisht, por në kokë. Nëse kanë nevojë ta dinë se ku është koka unë jam i gatshëm të shkoj që nesër t'ia tregoj atje prokurorëve të SPAK-ut. Mos bëjmë referendum që ta marrin vesh me referendum.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.