Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Zëri i parë në Prishtinë pro Ramës, Edita Tahiri: Ai ka detyrime ndaj Kosovës, nuk foli në emrin tonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka folur pozitivisht për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Forumin për Siguri në Beograd, duke u bërë zyrtarja e parë e Kosovës që mban këtë qëndrim.

“Ne i besojmë Qeverisë së Shqipërisë, ata kanë njohur pavarësinë tonë, ka lobuar për njohje. Sa unë e kam parë, Edi Rama nuk ka folur në emër të Kosovës. Ai ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ne jemi sovran, këtë e di edhe Shqipëria edhe Serbia”.

Në një lidhje telefonike në “Klan Kosova”, Tahiri ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Rama ka obligime ndaj Kosovës.

“Edi Rama mendoj ka obligime ndaj Kosovës, të punojë që t’i sjell njohje dhe ta përfaqësojë Kosovën aty ku ne nuk jemi prezent. Ne jemi sovran kemi institucionet tona”.

Deklarata e Tahirit është dukshëm në favor të Ramës dhe Tiranës zyrtare, ndryshe nga sulmi i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili hodhi poshtë përpjekjet e Shqipërisë në rajon dhe më gjërë për njohjen e Republikës kosovare dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme.

Më shumë




spot_img








spot_img