Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zëri i dridhet nga të qarat, gjyqtarja e Elbasanit para KLGJ: Pse po goditem unë, kujt i kam shkelur në kallo?! Kjo që më ka ndodhur është tmerr (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, ka dalë sot para Këshillit të Lartë Gjyqësor ku do të vendoset për pezullimin ose jo të saj nga detyra, shkruan neWsbomb.al. Kapedani u bë virale në rrjetet socale dhe në media pas videove të saj në “Tik Tok”, ku e kishte kthyer zyrën e Gjykatës në paradë mode.

“Më lejoni të pyes sërish se në cilin vend të botës një gjyqtar shkarkohet se po dëgjon muzikë, apo që i janë publikuar video private. Pse isha pikërisht unë e goditura, kë kam shkelur unë në kallo, kam të drejtë të pyes, pasi më lindin shumë pikëpyetje”, ka thënë ajo para trupës së KLGJ-së, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit”, ka thënë Metani, kreu i ILD.

Gjithashtu, Kapedani ka deklaruar para KLGJ se ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Gjykatës së Elbasanit, shkruan newsbomb.al. Gjatë seancës që vazhdon dhe aktualisht, Enkeleda Kapedani ka shpërthyer në lot dhe ka kërkuar të mos pezullohet.

Pjesë nga deklarata e Kapedanit në KLGJ:

Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dalë para jush. Kjo për shkak të një vendimi të dhënë nga unë që me ndjek e perndjek edhe sot. Jam gjyqtare e denjë.

Asnjë sekondë e jetës sime private nuk ka ndikuar te puna. E gjithë kjo që ka ndodhur është një tmerr për mua, pa menduar dy herë të gjithë vendosën që të më bëjnë gjyq publik. A keni ju një bilanc të punës sime si gjyqtare?

Më lejoni të pyes sërish se në cilin vend të botës një gjyqtar shkarkohet se po dëgjon muzikë, apo që i janë publikuar video private. Pse isha pikërisht unë e goditura, kë kam shkelur unë në kallo, kam të drejtë të pyes, pasi më lindin shumë pikëpyetje.

Është e qartë se kjo situatë ka qenë e qëllimshme, kryesisht për shkak të karrierës sime. Mos vallë isha duke konsumuar drogë? Isha duke komunikuar me avokatë apo prokurorë? 

Unë e kuptoj presionin e madh që qëndron mbi ju, po ashtu dhe mbi mua, mos lejoni që ethet e klikimeve dhe bota e krimit të godasin mbi mua.

Unë kam paraqitur dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Elbasanit, për të vijuar më tej punën si gjyqtare në këtë insitucion.

Lexo edhe: Nis mbledhja e KLGJ për Enkeleda Kapedanin nis mbledhja e KLGJ për Enkeleda Kapedanin

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img