Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Zëri i Amerikës: Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA. Flet Kryemadhi: Nuk e vë dorën në zjarr as për burrin tim…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

34255696eacbde2b04d2214f5c6dd901

Gazetarja e Zërit të Amerikës thotë se burime për këtë media bëjnë me dije se Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane.

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte e ftuar në studion e VOA tha se nuk “e vë dorën në zjarr”, e pyetur nëse Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA.

Megjithatë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi shtoi se nuk e beson që diçka e tillë të ketë ndodhur, pasi siç tha ajo “nëse ka një njeri më pa probleme, ai është zoti Vasili.

“Jo nuk besoj se i është refuzuar viza zotit Vasili. Nëse ka njeri më pa probleme ai është zoti Vasili. Megjithatë unë nuk e vë dorën në zjarr për asnjë njeri, as për bashkëshortin tim. Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të zotit Lu për reformën në drejtësi, dhe ka nxitur komisionin Ad-Hoc”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shtoi se është e gatshme që të bashkëpunojë me SHBA për të larguar nga kjo parti të gjithë politkanët, nëse ka, që janë prekur nga refuzimi i vizave.

Më shumë

spot_img
spot_img