Gjatë intervistës së tensionuar të para disa ditëve për “Zërin e Amerikës”, i pyetur për takime të mundshme me zyrtarët amerikanë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta tha se vizita e tij në Uashington ishte e përqëndruar në Kongres.
Por, VOA, ndoshta me qëllimin për të përgënjeshtruar deri diku Metën, është interesuar pranë Departamentit të Shtetit, ku një zyrtar i tij, i ka thënë se kreu i Kuvendit, është takuar më 30 tetor me Zv/Drejtorin e Zyrës për Evropën Lindore, Ian Campbell.
Sipas zyrtarit amerikan, në takim u diskutuan probleme që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, integrimin Euro-Artlantik dhe çështje për të cilat palët kanë shqetësime të përbashkëta.
“Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zyrtari amerikan, i bëjnë thirrje qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë udhëheqësve politikë të intensifikojnë përpjekjet për miratimin e reformës në drejtësi, për luftën kundër korrupsionit dhe për miratimin e ligjeve për dekriminalizimin e parlamentit”, shkruan “Zëri i Amerikës”.
Lexo edhe: Intervista e tensionuar e Ilir Metës me gazetaren e VOA