Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zenepe Luka, gazetarja rebele

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5acd0aaecce3e67d42ed44ec81b91e09

Nga Anila Basha

M’u duk se u thye një pjesëz e vogël zemre përbrenda qenies që rreket të mbijetojë në kohërat e vështira kovidiane, kur telefoni ra dhe një koleg më pyeti pasditen e djeshme: Di gjë se ç’i ka ndodhur Zenepes?

E instiktivisht, duke pasur parasysh atë gruan e fortë që shpesh me shaka i thosha se “më merrte përpara” sa herë më takonte, që nuk të linte rradhë ta përqafoje pa të thënë që nga larg sesa shumë kishe harruar ti bije telefonit, apo të kujtoheshe për të, apo të të thoshte se “ju të parisë” nuk i ktheni më sytë nga ne gazetarët e terrenit, pas bataresë së fjalëve hapte krahët sa të kishte mundësi e të pushtonte me një dashuri prej nëne, shoqeje, mikeje, i thashë: “Ç’i ka ndodhur Nepit mora man…ka bërë ndonjë të pabërë???”

Zenepe Luka nuk është më. Covid nuk ia kurseu jetën dhe e mori shumë shpejt, brenda pesë ditëve, anipse, mjekët e spitalit infektiv bënë ç’është e mundur ta mbanin në jetë.

E brenda vetes fillova të kujtoj sa herë jemi ulur, kemi folur, kemi bërtitur, jemi përqafuar, kemi kënduar e kërcyer, kemi zhvilluar aktivitete, kemi qarë e kemi qeshur që prej vitit të largët 1997 kur e kam njohur.

Ishte unike në llojin e vet që të gjente hapësirat t’i përfshinte të gjitha gratë që kishin një zë. Ose ishin lënë në harresë. Ishte Zenepja që ulte bashkë në tavolinë mikeshat e saj të ngushta, Margarita Xhepën e Tinka Kurtin, Irini Qirjaqin apo Tefta Radin, Vaslova Mustën apo Desdemona Stefën, Kozeta Mamaqin apo Teuta Topin, Dëshira Subashin e Makbule Çeçon, Edi Luarasin apo edhe Vitore Sallakun…Gra të shquara që vinin nga Kosova, Presheva, Shkupi, Tetova, Italia, Gjermania, deri nga Amerika, Zenepja, dinte ti organizonte në ceremoni festive nëpërmjet fondacionit që kishte krijuar po vetë “Nermin Vlora Falaschi”.

Albano Karrizi, këngëtari i njohur Italian, u bë nënshtetas shqiptar edhe për shkak të influencimit të madh të Zenepes tek ai, një mik i përhershëm që Zenepja nuk la rast pa e promovuar, sa me koncerte e deri me ceremoni tek presidenti i Republikës.

Brenda vetes ndjeva një lloj trishtimi kur pashë faqet e para të gazetave, ditën e sotme, që nuk kishin gjetur qoftë edhe ndonjë qoshe në faqe të parë për ta kujtuar Zenepen (përjashto gazetën Koha Jonë në të cilën Zenepja ka qenë gazetare e përhershme). Madje, as gazetarët në rrjetet sociale.

U trishtova sepse mendova brenda vetes se plejada e sotme e gazetarëve nuk e njohin gazetaren kurajoze që fillimet i kishte në vitin e largët 1975 në gazetën “Kukësi i ri” dhe që atëherë nuk e ndau diktofonin, lapsin e bllokun e shënimeve nga dora. Nuk ia njohin dot sakrificën gazetares që e tërhoqen zvarrë në 1997 bandat e Vlorës; nuk e njohin dot sakrificën e gazetarës që i vunë bombën tek dera e shtëpisë po në atë vit famëkeq dhe nën rrënojat e asaj shtëpie gjeti forcat të ngrihej sërish; ndoshta, as nuk e kanë lexuar librin e saj me dëshmi të atyre viteve të mbrapshta “Vlora, Vlora”, në mos ta lexojnë si kuriozitet për të mësuar se ç’ngjau në Vlorë ato vite, të paktën ta kishin si një dritare informimi apo ditar fakt-mbledhës prej një gazetareje.

E pavarësisht gjithë presioneve, Zenepja nuk u tërhoq asnjëherë, po me atë shpirtin e saj rebel. Nuk kërkoi lëmoshë, as punë në ndonjë zyrë, nuk kërkoi që ndonjëherë ndokujt ti shkonte mendja ta punësonte sa për një rrogë në administratën shtetërore; Zenepja e gjeti vetë hapësirën brenda këtij sistemi të ri të krijuar, me veprimtaritë, aktivitetet, promovimet, inagurimet e deri në krijimin e atij rrjeti grash të njohura që do ta bashkëshoqëronin gjithmonë ashtu sikurse ajo i konsideronte me të drejtë “mikeshat e saj”.

Sot që Zenepe Luka nuk jeton më, na mbetet ta kujtojmë me dëshmitë e saj që i ka lënë në librat që ka shkruar, duke përfshirë edhe atë të dëshmisë së 40 viteve si gazetare. Nuk do të mund ta harrojmë energjinë, pasionin, sytë e saj të vegjël e zhbilirues në cdo moment, dashurinë që kishte për njerëzit dhe dëshirën që kishte për të treguar të vërtetën, të drejtën, pa dashur t’I bëjë keq askujt.

“Jam një qytetare e botës, që kam bërë dhe bëj sa mundem për vendin tim, që kam qeshur dhe kam qarë, që kam vallëzuar me kurajë në valsin e jetës, por që kurrë nuk kam urryer. Pasuria e vetme që iu lë fëmijëve dhe brezave është emri im”. Këtë e ka shkruar vetë Zenepe Luka. Dhe tani që iku nga kjo botë, ne të gjallët e dimë mirë se EMRI I SAJ, është pasuria e vërtetë që ka lënë.

U prehsh në paqe kolege!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img