Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

“Zemra ime ka mbetur në vendin tim”, atletja ukrainase fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti në Beograd

spot_img

Lajme të ngjashëm

Jaroslava Mahuchikh, e cila u detyrua të linte shtëpinë e saj pas pushtimit rus të Ukrainës, ka fituar medaljen e artë në kërcimin së larti në Kampionatin botëror të atletikës në Beograd.

Atletja 20-vjeçare, e cila është kampione aktuale evropiane në kërcim së larti dhe fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios, i kaloi ditët duke u fshehur në bodrum, përpara se të arrinte të udhëtonte me makinë deri në Serbi, duke përshkuar gati se 2000 kilometra për tre ditë, raporton Reuters.

Mahuchikh fitoi medaljen e artë me kërcimin prej 2.02 metrash, ndërkaq medaljen e argjendtë e fitoi australiania Eleanor Patterson dhe të bronztën Nadezhda Dubovitskaya nga Kazakistani.

“Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, familjen time, vendin tim”, tha Mahuchikh për BBC Sport.

“Nuk mendoj për garën, stërvitjet. Për mua, ardhja këtu ishte e vështirë, tre ditë me makinë dhe kërcimi këtu ishte shumë i vështirë në aspektin psikik, sepse zemra ime ka mbetur në vendin tim”, shtoi atlejtja ukrainase.

Më shumë




spot_img








spot_img