Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Zelensky viziton zonat e çliruara në Ukrainë: Jam i tronditur nga ajo që pashë, por do t’i marrim qytetet e pushtuara

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i tronditur nga ajo që ka parë gjatë vizitës së tij në lagjen e sapoçliruar ,“Izium”, Kharkiv.

“Ajo që shohim është tronditëse, megjithëse e kemi parë tashmë këtë në Bucha [afër Kievit], në territoret e para të de-okupuara. Po kështu, ndërtesa të shkatërruara, njerëz të vrarë. Fatkeqësisht, kjo është pjesë e historisë sonë sot. Dhe kjo është pjesë e kombit modern rus, ajo që ata bënë”, tha Zelensky.

Ai falënderoi qeveritë e huaja që dërguan hetues dhe prokurorë në Ukrainë për të hetuar shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga forcat ruse.

“Ne të gjithë e kuptojmë se ky proces kërkon kohë, jam i sigurt se do të ketë vendime për të gjitha këto, do të ketë një gjykatë. Nuk e dyshoj për asnjë sekondë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai shprehu gjithashtu besimin se të gjitha zonat e pushtuara, do t’i kthehen përfundimisht Ukrainës.

“Ne duhet t’i dërgojmë sinjale njerëzve tanë që, për fat të keq, janë ende nën okupim. Dhe sinjali im për njerëzit në Krime është: ne e dimë se këta janë njerëzit tanë dhe është një tragjedi e tmerrshme që ata kanë qenë nën okupim për më shumë se tetë. vjet. Do të ktheheni atje. Nuk e di kur saktësisht. Por ne kemi plane”, tha presidenti Zelensky.

Më shumë




spot_img








spot_img