Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zelensky vizitë në Shqipëri, Rama: Takimi do të kulmojë me samitin për Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky vizitë në Shqipëri, Rama: Takimi do të kulmojë

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ekspozitën “Ukraina, një krim lufte” që u zhvillua në ambinetet e Kryeministrisë. Kreu i shtetit në fjalën e tij tha se kjo ekspozitë do të hapet  në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Shqipëri.

Ndër të tjera ai tha se kjo vizitë historike që do të kulmojë me një samit ku do jenë të pranishëm liderët e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Kjo ekspozitë çelet në vigjilje të vizitës së Presidentit Zelensky në Tiranë. Një vizitë e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale por edhe një vizitë që do të kulmojë me një samit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Do të kemi një numër të konsiderueshëm liderësh dhe ku presidenti Zelenky është bashkëorganizator bashkë më mua për këtë aktivitet, që ka një rëndësi të posaçme.

Fjalët dhe përshkimet për atë që ndodh në Ukrainë janë të tepërta. Fotografitë janë të çdo ore, dite e natë të popullit ukrainas nën furinë agresionit rus, i pajustifikuar. Shqipëria qëndron krah për krah më Ukrainën së bashkë më aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja, se çdo popull ka të drejtën e lirisë dhe si i barabartë”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese