Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar me një video mesazh besimtarët myslimanë për muajin e Ramaznit, duke kërkuar që Ukraina “të pastrohet nga e keqja ruse”.
Zelensky uroi që Ramazani i ardhshëm të nisë me paqe dhe në tokën e lirë ukrainase, duke thënë se fuqia e lutjes në këtë muaj të Ramazanit të iu ndihmojë “ta pastrojnë Ukrainën nga e keqja e pafe ruse”.
“Le të na ndihmojë fuqia e lutjes në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të pastrojmë Ukrainën nga e keqja e pafe ruse, nga ata që me të vërtetë nuk besojnë në asgjë, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të aftë për një terror të tillë.
Ramazani i ardhshëm le të fillojë në paqe dhe në të gjithë tokën ukrainase të lirë nga Rusia”, thotë Zelensky.
May the power of prayer in this holy month of Ramadan help us cleanse Ukraine of Russian godless evil, of those who truly believe in nothing, and that is why they are capable of such terror. Let the next Ramadan begin in peace and on the entire Ukrainian land free from Russia. pic.twitter.com/ukzhncJ3Tg
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2023