Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka bërë thiurrje BE-së që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian.
Ai ka thënë se procesi nuk duhet të zgjasë me vite apo dekada.
“Duhet të ndodhë sa më shpejt”, tha Zelensky. Presidenti shtoi se sulmi në Odesa përforcoi urgjencën për t’u bashkuar me BE.
“I bëj thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste qeveritare që të bëjnë detyrën e tyre, të fokusohen në punën drejt anëtarësimit në BE, si betejë të vijës së parë për shtetin tonë, për Ukrainën. Ne duhet që të punojmë për tu përgatitur për tu bashkua me BE me njëjtin intensitet dhe përgjegjësi si për kandidaturën”, tha Zelensky.