Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Zelensky: Putin nuk luan “bllofin” kur kërcënon me armë bërthamore, mund ta bëjë realitet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky thotë se nuk beson që presidenti rus Vladimir Putin po “luan bllofin” kur kërcënon të përdorë armë bërthamore, teksa i kërkoi aleatëve të Ukrainës të vazhdojnë presionin ndaj Putin.

“Ndoshta dje ishte një bllof, tani mund të jetë një realitet”, u shpreh Zelensky në një intervistë për “Face the Nation” në CBSnews. “Ai dëshiron të trembë të gjithë botën. Dhe këto janë hapat e para të shantazhit të tij bërthamor. Unë nuk mendoj se ai po bën bllof. Mendoj se bota po e pengon atë, ndaj dhe duhet të vazhdojë presioni ndaj tij për ta penguar”.

Teksa njoftoi mobilizimin e rreth 300,000 ushtarëve të rinj, Putin kërcënoi javën e kaluar se Rusia është e gatshme të përdorë çdo arsenal përfshi edhe atë bërthamor, ndaj kërcënimeve.

Ekspertët tremben se pas shpalljes si territore të Ukrainës, pas një referendumi fals, të krahinave të pushtuara, Rusia mund t’i quajë ato si territor rus dhe të përdorë pretekstin se po i sulmohen kufijtë për të eksaluar luftën.

Por tashmë, mundësia e përdorimit të armëve bërthamore taktike në Ukrainë, është më në rrezik se kurrë. Armët taktike bërthamore janë raketa zakonisht me rreze shpërthimi të vogël, por me mbushje bërthamore, ndryshe nga armët bërthamore strategjike, të cilat mund të shuajnë në pak sekonda qytete të mëdha duke lënë pas një valë radioaktive që do të sillte vdekje për vite me radhë.

Më shumë




spot_img








spot_img